Si e ndryshoi gjuhën tonë të trupit pandemia e Covid-19?
Ndërsa pandemia Covid-19 vazhdon vit pas viti, ajo ka sjellë ndryshime të mëdha në sjelljen tonë të përditshme:mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura, distancim social, më pak kontakte fizike, dhe prirjen për të shmangur tubimet e mëdha sociale. Këto ndryshime prekin edhe sjelljen tonë jo–verbale. Po si ka ndryshuar gjuha jonë e përditshme e trupit për shkak të pandemisë? Dhe a do të jenë të përhershme disa nga këto ndryshime?
Maskat
Edhe pse mbajtja e masave në ambiente të mbyllura është në rënie, pasi njerëzit po vuajnë nga dukuria e “lodhjes nga pandemia”, ka të ngjarë të ketë ende disa njerëz që e ruajnë këtëpraktikë, dhe disa vende të tej–populluara me njerëz (p.sh avionë, trena) ku maskat mbahen nga një numër i madh njerëzish të kujdesshëm.
Mbajtja e një maske, e bën shumë më të vështirë leximin e shprehive të rëndësishme të fytyrës, të cilat na japin informacion se çfarë ndjen tjetri dhe si reagon ai. Mendoni pak për buzëqeshjen miqësore. Është pothuajse e pamundur ta lexosh atë pas një maske kirurgjikale.
Flluska e hapësirës personale
Të gjithë ne kemi një lloj “flluske” të hapësirës personale mes nesh dhe të tjerëve. Flluska jonë është më e vogël, kur jemi përreth atyre me të cilët jemi afër, dhe më e madhe për të huajt. Me kalimin e kohës, secili prej nesh zhvillon një hapësirë personale “komode”.
Nxitja e njerëzve gjatë pandemisë për të qëndruar rreth 2 metra larg nga të tjerët, duket se ka çuar në një rritje të ndjeshme të distancimit tonë fizik. Pyetja pa përgjigje, është nëse ky distancim do të jetë apo jo një ndryshim i përhershëm, duke bërë që shumica prej nesh të ketë “flluska” më të mëdha të hapësirës personale.
Puthja ajrore
Në shumë pjesë të SHBA-së, por më shpesh në Evropë, ekziston zakoni i puthjes përshëndetëse në faqe të një shoku apo të afërmi. Në Evropë, kjo praktikë mund të përfshijë 2-3 puthje. Që nga koha e pandemisë, ka pasur një reduktim të këtij gjesti (i zëvendësuar nga një shumëllojshmëri përshëndetjesh më të largëta) dhe më shumë “puthje ajrore” – duke shmangur kontaktin e buzëve më faqet, dhe shpesh me paksa hapësirë midis dy fytyrave.
Gjysmë-përqafimet
Kur 45 vite më parë fillova të bëja për herë të parë kërkime mbi përshëndetjet, burrat përqafoheshin rrallë gjatë përshëndetjes midis tyre. Por gjatë dekadave, përqafimi u bë një përshëndetje shumë më e zakonshme, madje çoi në “përqafime masive e vëllazërore”. Sigurisht, gratë dhe çiftet e përziera janë përqafuar gjithmonë gjatë përshëndetjes. Unë kam vënë re gjatë pandemisë, se përqafimet midis burrave janë prirur të shndërrohen në një “gjysmë-përqafim”, duke e vendosur njërën dorë pjesërisht rreth shpatullës së tjetrit.
Për më tepër, për shkak të pandemisë, ka rënë shpeshtësia e përqafimeve gjatëpërshëndetjeve. Edhe kohëzgjatja e çdo kontakti, përqafim i plotë ose gjysmë–përqafimi, priret të jetë më e vogël.
Takimi me grusht
Në mjediset e biznesit, shtrëngimi i duarve ka qenë përshëndetja e pranuar dhe “zyrtare”. Që nga pandemia, në shumë mjedise biznesi takimi përmes grushtit, që ofron më pak kontakt lëkurë me lëkurë, ka zëvendësuar shtrëngimin e duarve. (Presidenti amerikan takoi kështu së fundmi një kryetar tjetër shteti).
Sa i përket formalitetit, shtrëngimi i duarve është më formal, dhe takimet me grusht janë përdorur si një përshëndetje më pak e rastësishme mes miqve dhe të njohurve në mjediset sociale. Ndoshta shtrëngimet e duarve mund të fillojnë të zbehen nga repertori ynë tipik i sjelljes gjatë përshëndetjes, të zëvendësuara nga takimet më pak formale me grushte ose përshëndetje të tjera. Këtë do ta tregojë vetëm koha.