Ja pse mushkonjat përzgjedhin se kë ta pickojnë
Është e konfirmuar nga specialistët që mushkonjat ndonjëherë kanë preferenca. Ekspertët konfirmojnë gjithashtu se disa mushkonjat tërhiqen më shumë ndaj disa njerëzve se ndaj disa të tjerëve për shkak të disa kimikateve që çlirohen në lëkurë.
Faktorët biologjikë mund ta transformojnë një njeri në shënjestër shumë të lehtë të mushkonjave.
Djersitja
Acidi laktik, një nënprodukt që çlirohet nëpërmjet djersës është mjaft ndjellës për mushkonjat, thonë ekspertët. Nëse një person djersitë shumë, temperatura e trupit luan një rol kryesor. Mushkonjat e dashurojnë ngrohtësinë dhe fuqizohen nëpërmjet saj, thonë ekspertët.
Grupi 0 i gjakut
Mushkonjat janë insekte tekanjoze. Ato kanë preferenca shumë të qarta dhe një prej tyre ka të bëjë me grupin e gjakut.
Një studim i “Journal of Medical Entomology” zbuloi se këto insekte gjakpirëse janë të tërhequra fort pas njerëzve, gjaku i të cilëve është në grupin 0.
Organizmi i këtyre njerëzve çliron disa aroma të forta, që shërbejnë si magnet për mushkonjat.
Konsumimi i birrës
Një studim zbuloi se meshkujt që pinin birrë ishin tejet tërheqës për mushkonjat. Një tjetër eksperiment konfirmoi se mushkonjat adhurojnë njerëzit që pinë alkool.
Shtatzënat
Mushkonjat femra (ato që pickojnë më fort) janë të çmendura pas dioksidit të karbonit. Ato kanë receptorë që i ndihmojnë të dallojnë gazrat në mjedis. Një studim i vitit 2002 zbuloi se femrat në fazën e parafundit dhe të fundit të shtatzënisë përthithin 21% më shumë dioksid karboni se femrat jo shtatzënë.
Studiuesit zbuluan që ky ndryshim fiziologjik shpjegon përse femrat shtatzënë, që morën pjesë në studim, u pickuan dy herë më shumë nga mushkonjat, në krahasim me femrat jo shtatzënë.