Lajme
Komuna e Preshevës vazhdon të ndajë nga 24 mijë dinarë për çdo fëmijë të lindur
24,000.00 dinarë për çdo fëmijë të porsalindur në komunën e Preshevës, program qe po vazhdon edhe kete vit te realizohet.
Siç njfotohet nga komuna e Presheves gjate muajit gusht kane qene perfitues 41 nena te reja.
“ALTERNATIVA PËR NDRYSHIM, që nga viti 2020 për herë të parë mori vendim për mbështetjen financiare për nënat e reje. Për çdo lindje, përfitimi monetar është në vlerë prej 24,000.00 dinarë ndihmë e cila vazhdon edhe sot.” ka shkruar kryetari Shqiprim Arifi.
Kujtojme se pervec ketij programi, komuna e Presheves ka programin per mbeshtetje financiare per shpenzimet mortore per te cilat ka ndare nje shume prej 20 mije dinareve.
Gjate muajit gusht kane marre keto mjete 14 familje per shpenzimet mortore.