Lajme

Shqiprim Arifi për Shaip Kamberin: Po e kopjonë Edi Ramën, e kam ditë që ka me thonë Kosova Republikë

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi thotë se deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, është një kopje e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në vitin 2014/2015.

Ai theksoi se deklarata e para disa ditësh e Kamberit se Kosova është shtet i pavarur, është politikë “e thjeshtë mashtruese”.

“Unë këtë e kam paralajmëruar tash në media që ka me dalë me thanë Kosova është e pavarur, copy-paste i Edi Ramës në 2014/2015. Këto janë për mua politika të thjeshta mashtruese për shqiptarët kudokoftë që jetojnë”, tha Arifi në “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

Tutje, ai shtoi se Kamberi po e profilizon veten si nacionalist, për t’u bërë hero kombëtar. /Teve1.info/

Related Articles

Back to top button