Grabitje në një xhami në Bujanoc: Arrestohet një 20 vjeçar nga Presheva
Një i ri 20 vjeçar nga rrethina e Preshevës është arrestuar pasi ka dyshime të arsyeshme se në mënyrë shumë origjinale ka grabitur një xhami në Bujanoc.
Sipas informacioneve, i riu para një jave ka hyrë në xhaminë e qytetit në Bujanoc, dhe më pas ka arritur të bëjë një hapje me gërshërë dhe një objekt metalik në kasafortën në kasën e integruar dhe prej saj ka nxjerrë para.
E pazakontë është se i riu ka marrë një shirit ngjitës, të cilin e ka futur në kasafortë dhe ka nxjerrë faturat që i kanë ngjitur.
Kështu ka arritur të nxjerrë nga kasaforta 10.000 dinarë, afërisisht 90 euro.
Ndaj të dyshuarit, i riu është ndaluar për veprën penale “vjedhje e rëndë”.
Të riut i është caktuar masa e paraburgimit deri në 30 ditë dhe është konstatuar se ai ka kryer edhe veprave tjera penale.