Fillon regjistrimi për fermerët, 18.000 dinarë për hektarë
Të gjithë fermerët që dëshirojnë të aplikojnë për subvencione për hektar prej 18.000 dinarë mund t’i paraqesin kërkesat e tyre jo më vonë se 1 mars 2024. E drejta e stimujve ushtrohet nga personi juridik, sipërmarrësi dhe personi fizik – titullar i një ferme bujqësore familjare komerciale, e cila është e regjistruar në Regjistrin elektronik të Fermave Bujqësore (eRPG) dhe është në gjendje aktive.
Përpara paraqitjes së kërkesës për ushtrimin e të drejtës për këtë lloj stimulimi, është e nevojshme që fermeri të rinovojë regjistrimin e tij për vitin aktual në eRPG.
– Fermerët që kanë gabuar në raportimin e mbjelljes do të marrin vetëm një njoftim dhe do të kenë kohë të mjaftueshme për të korrigjuar të dhënat – njoftoi së fundmi ministria përkatëse.
Nga ky vit, shtohet, të drejtën e stimujve kanë vetëm prodhuesit bujqësorë që kultivojnë tokën e regjistruar – në emër dhe për llogari të tyre. Subvencionet nuk do të mund të përdoren nga pronarët e tokave që realisht nuk e kultivojnë tokën, por e japin me qira një personi tjetër.
Stimujt realizohen për sipërfaqe të prodhimit bimor për mbjellje, pra sipërfaqe të mbjella dhe të regjistruara nën kulturën përkatëse bimore, deri në maksimum 100 hektarë.
E drejta e stimujve nuk mund të ushtrohet për sipërfaqet e tokës bujqësore shtetërore që aplikanti ka marrë me qira, pra për përdorim, me përjashtim të tokës bujqësore në pronësi shtetërore që është dhënë me qira me tender publik, në përputhje me ligjin që rregullon tokën bujqësore.