Lajme

Thellohet kriza politike në Preshevë, a do të shkojë vendi në zgjedhje të reja!?

Partitë të cilat u bashkuan para zgjedhjeve në Preshevë, pas rezultateve të zgjedhjeve vazhdojnë të kenë mosmarrëveshje serioze rreth mënyrës së qeverisjes. Këto dy parti të cilat janë PDSH dhe PVD nuk arritën që të lidhin marrëveshje përfundimtare për të qeverisur komunën e Preshevës për 4 vitet e ardhshme, edhe pse kanë mundësi të krijojnë shumicën në kuvendin e Preshevës.

Pas dështimit të bisedimeve mes PDSH-së dhe PVD-së për një marrëveshje finale, ishte PDSH që bëri ftesën dy partive tjera APN-së dhe LR-së për biseda konsultative për formimin e institucioneve. Por sic merret vesh edhe këto takime nuk po rezultojnë të pasuksesshme dhe ende në Preshevë nuk ka ndonjë marrëveshje për koalicion mes këtyre partive.

Në Preshevë është krijuar një krizë politike pasi afatet ligjore po shkojnë në fund. Sic ka raportuar Presheva.AL me heret nëse nuk mbahet seanca konstituive deri më 21 korrik 2024 Presheva do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Për këtë situatë të krijuar në Preshevë nuk kanë reaguar asnj qeveria e Kosoves e as e Shqipërisë që të japin kontributin e tyre per afrimin e partive mes vete.

Related Articles

Back to top button