Shëndetësi

Mjekët paralajmërojnë për ushqimet që shkaktojnë më shumë vdekje sesa duhani

Qoftë çokollatë apo patatina të kripura, të gjithë ndonjëherë dëshirojnë një vakt jo të shëndetshëm.

Megjithatë, ushqimet ultra të përpunuara nuk kufizohen vetëm në gjërat që hamë herë pas here, ato përfshijnë hot-dog, bukë, kos me aromë, madje edhe supat e gatshme.

“Këto ushqime janë të lidhura me më shumë vdekje në mbarë botën sesa duhani,” paralajmëroi Dr. Chris Van Tuleken në podcastin Diary Of A CEO.

“Kam ngrënë ushqim tipik perëndimor dhe kam shtuar shumë peshë. Unë rashë në një rreth vicioz të ngrënies së tepërt, ankthit dhe pagjumësisë.
“Nëse do të kisha vazhduar kështu për një vit, do ta kisha dyfishuar peshën time”, shtoi ai.

Mjeku tregon se ushqimi ultra i përpunuar është i pashëndetshëm, por edhe i varur, ashtu si duhani.

“Rritja e konsumit të ushqimeve ultra të përpunuara shoqërohet me sëmundje kardiovaskulare, kancer, presion të lartë të gjakut, sëmundje të mëlçisë dhjamore, sëmundje inflamatore të zorrëve, depresion, rritje të yndyrave në gjak, sindromë të zorrës së irrituar dhe çmenduri”, paralajmëroi mjeku.

Më e keqja është se njerëzit me të ardhura të ulëta detyrohen ta hanë këtë ushqim sepse është i lirë.

“Nëse do të shpëtonim nga varfëria, do të shpëtonim nga rreth 60 për qind e problemeve të sëmundjeve që lidhen me të ushqyerit”, tha doktor Van Tuleken, cituar nga Index.hr.

Related Articles

Back to top button