Sa karburant shpenzon klima në qytet, në rrugë të hapur dhe kur makina është në ler?

Sipas matjeve të revistës HAK, të kryera së bashku me ADAC nga Gjermania:

Në qytet: aktivizimi i klimës rrit konsumin e karburantit për rreth 20 %.
Në rrugë të hapura, me shpejtësi mesatare prej rreth 100 km/h, konsumi rritet për rreth 6 %.
Kur makina është në ler (pa lëvizur), konsumi rritet dramatikisht – për rreth 70 %.

Ky është një ndikim shumë i dukshëm, edhe pse përdorimi i kompresorit është bërë më efikas me kalimin e kohës. Sipas testimeve, konsumi shtesë mesatar shkon nga 10 % deri në 15 % në total .

Si të minimizoni këtë konsum?
Rekomandohet që, nëse makina juaj ka klimë automatike, ta lini në modalitetin “Auto” (vetë- rregullo temperaturën), në vend që ta përdorni manualisht. Kjo e ndihmon sistemin të operojë sa më pak të jetë e mundur dhe zvogëlon ngarkesën mbi motorin .

Back to top button