Nëse shihni 50 euro nën fshirëset e xhamit – mos e prekni: Ja pse (FOTO)

Në rrugët e Evropës, mashtrimet në vendpushime apo parkingje janë mjaft të shpeshta, veçanërisht gjatë sezonit veror.
Mashtruesit përdorin objekte të ndryshme që i lënë mbi ose brenda makinave si karrem për të vjedhur turistët që ndodhen me pushime.
Dikur linin monedha të vogla dollari apo euro nën kapakun e rezervuarit të karburantit, ndërsa në mashtrimin më të fundit, në vendpushime të njohura në Itali dhe Francë, vendosin kartëmonedha prej 50 eurosh nën fshirëset e xhamit të përparmë të makinës.
Për këtë arsye, duhet pasur kujdes dhe ndërgjegjësim për strategjitë që zakonisht përdorin kriminelët për të grabitur turistët – duke u vjedhur automjetin ose sendet me vlerë brenda tij.
Ky mashtrim, i cili vitet e fundit është bërë gjithnjë e më i shpeshtë, veçanërisht në Itali dhe Francë, ka për qëllim të tërheqë vëmendjen e shoferit dhe ta detyrojë të zbresë nga makina, sidomos pasi ka ndezur motorin. Metoda, që i atribuohet bandave më të organizuara në Itali dhe në vende të tjera turistike, zbatohet duke vendosur një kartëmonedhë 50-euroshe (zakonisht false) nën fshirësen e xhamit. Shoferi e vëren përmes xhamit dhe ndalet për ta marrë, dhe pikërisht në atë moment, kriminelët futen në makinë ose i marrin sendet e vlefshme nga brenda saj. Natyrisht, kartëmonedha është false.
Fatmirësisht, disa turistë e njohin tashmë këtë mashtrim dhe nuk dalin nga makina për të kontrolluar kartëmonedhën derisa të ndalen në një vend të sigurt.
Autoritetet në shumë shtete ku këto lloj mashtrimesh janë të zakonshme – si Italia, Franca, Spanja dhe Suedia – këshillojnë që çdo incident i tillë të raportohet menjëherë në polici.
