Në cilën dorë matet tensioni i gjakut?

Shumë njerëz matin tensionin e gjakut pa i kushtuar rëndësi dorës që përdorin, por mjekët thonë se kjo mund të ndikojë në rezultat. Kur tensioni matet për herë të parë, rekomandohet që kontrolli të bëhet në të dyja duart, sepse ndonjëherë vlerat mund të ndryshojnë.

Nëse njëra dorë tregon tension më të lartë, zakonisht matjet e ardhshme duhet të bëhen në atë dorë. Diferenca e madhe mes dy duarve mund të jetë shenjë e problemeve me qarkullimin ose rrezikut më të lartë për sëmundje të zemrës.

Ekspertët theksojnë se krahu duhet të jetë i mbështetur dhe në nivel të zemrës gjatë matjes. Nëse krahu mbahet më poshtë, aparati mund të tregojë vlera më të larta sesa realisht.

Për rezultate më të sakta këshillohet:

– të pushoni disa minuta para matjes,
– të shmangni kafenë dhe duhanin të paktën 30 minuta më herët,
– të mos flisni gjatë matjes,
– të bëni 2–3 matje dhe të merret mesatarja e tyre.

Mjekët rekomandojnë aparatet që maten në pjesën e sipërme të krahut, pasi konsiderohen më të sakta se ato për kyçin e dorës ose gishtin.

Back to top button