Sindikata e Komunës së Preshevës fiton Turneun e Futbollit për Punëtorët!

Ka përfunduar me sukses të plotë dhe në një frymë të lartë sportive Turneu i Futbollit me Punëtorët, i organizuar nga Qendra Sportive “Presheva”. Ky aktivitet mblodhi rreth vetes sindikatat e punonjësve nga institucionet publike, arsimore dhe ato të sigurisë në komunën tonë.

Gjatë të gjitha fazave të turneut garuan 10 ekipe të ndara në dy grupe kryesore:

Ekipet dhe institucionet pjesëmarrëse: SH.F. “9 Maji” Leran, SH.M. Teknika, SH.M. “Prof. Ibrahim Kelmendi”, Policia e Preshevës, SH.F. “Dituria” Corrotica, SH.F. “Migjeni” Caravajkë, SH.F. “Abdulla Krashnica”, Sektori i Sportit dhe Kulturës, Komuna e Preshevës dhe Gjykata e Preshevës.

Pas ndeshjeve mjaft interesante dhe një rivaliteti të fortë sportiv, trofeu i kampionit i takoi Sindikatës së Komunës së Preshevës.

Renditja përfundimtare:
1. Sindikata e Komunës së Preshevës (Kampion)
2. Sindikata e SH.F. “Dituria”
3. Sindikata e Policisë së Preshevës

Organizatorët shprehën falënderime për të gjitha sindikatat pjesëmarrëse për lojën korrekte dhe frymën sportive, duke përmbyllur aktivitetin me mesazhin e përbashkët “Sporti na bashkon!”.

Back to top button