Sërbët nga Kosova votojnë në Vranjë, Rashkë, Kurshumli dhe Tutin

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka marrë vendim sipas të cilit serbët që jetojnë në Republikën e Kosovës do të mund të realizojnë të drejtën e tyre të votimit në vendvotimet e caktuara në Vranjë, Rashkë, Kurshumli dhe Tutin.

Siç thuhet në vendim, kjo procedurë zbatohet për shkak të pamundësisë së organizimit të votimit brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Banorët serbë që jetojnë në Kosovë do të votojnë sipas komunave ku janë të regjistruar në regjistrin zgjedhor:

Zgjedhësit nga komuna e Gjilanit, Kamenicës, Vitisë, Novobërdës, Prishtinës, Podujevës, Obiliqit, Lipjanit, Shtimes, Ferizajt, Kaçanikut dhe Shtërpcës do të votojnë në vendvotimet e caktuara në territorin e qytetit të Vranjës.

Zgjedhësit nga komuna e Pejës, Istogut, Klinës, Gjakovës, Deçanit, Prizrenit, Suharekës, Rahovecit, Dragashit, Malishevës, Drenasit dhe Skenderajt do të votojnë në vendvotimet në territorin e komunës së Tutinit.

Në vendvotimet në Kurshumli do të votojnë zgjedhësit nga territori i komunave të Prishtinës, Podujevës dhe Obiliqit.

Ndërsa në territorin e komunës së Rashkës do të votojnë zgjedhësit nga komuna e Mitrovicës, Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit, Skenderajt dhe Drenasit.

KSHZ sqaron se vendvotimet e sakta në këto qytete dhe komuna do të përcaktohen me vendim të veçantë.

Back to top button