Kushte atmosferike të qendrueshme/ Parashikimi i motit për sot, 6 tetor 2026

Ditën e sotme, më 6 tetor 2026, qyteti i Preshevës dhe rrethina do të ndikohen nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të lehta e kalimtare gjatë orëve të pasdites.

Temperaturat minimale në orët e mëngjesit kanë zbritur rreth 8°C deri 10°C, ndërsa gjatë ditës maksimalet pritet të arrijnë deri në 19°C deri 21°C, duke ofruar një ditë tipike e të ngrohtë vjeshtore.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes. Kushtet meteorologjike janë mjaft favorite për kryerjen e aktiviteteve të përditshme në ambient të hapur, ndërsa në orët e vona të mbrëmjes pritet një zbritje e lehtë e temperaturave.

Back to top button