Qershi për një gjumë të qetë
Qershitë janë të njohura për shumë gjëra, madje këto fruta kanë sasi të lartë të vitaminës C dhe antioksidantëve.
Ato janë të mbushura me fibra dhe minerale dietike gjithashtu, duke bërë kështu që ekspertët të pajtohen në faktin që qershitë janë një pjesë e një diete të shëndetshme, transmeton Klan Kosova.
Megjithatë a e keni ditur që një qershi ndihmon më shumë dhe më mirë se sa mesatarja e pilulës suaj kur flini, për të arritur në rezultat që qersha është një burim natyror i melatoninit.
Por cfarë është një melatonin?
Melatonin është një hormone i lëshuar nga gjëndra pineale, e që ka funksion nxitjen e gjumit.
Ky hormone lëshohet gjatë natës për të sinjalizuar trupin për të fjetur, dhe gjendet pothuajse në të gjitha qeniet e gjalla duke përfshirë këtu bimët, kafshët dhe kërpudhat.
Zakonisht niveli i melatoninit rritet nga mbrëmja e deri në mesnatë, duke mbetur e lartë gjatë gjithë natës përderisa si arrinë mëngjesi hormone melatonin pëson rënie të konsiderueshme të nivelit në trup duke shkaktuar kështu zgjimin e trurit tuaj.