Fshati Leran bëhet me park me lodra për fëmijë (Foto)

Realizohet projekti në parkun e Fshatit Leran

Në kuadër të Planit investiv është paraparë pajisja e Bashkësive Lokale me parqe dhe kënde lojrash për fëmijë, me qëllim të rekreacionit dhe shfrytëzimit të kohës së lirë nga të gjitha grupmoshat.

Realizimi i përbashkët i këtyre projekteve në bashkëpunim me komunitetin, konsiston gjithashtu dhe në sigurimin e qëndrueshmërisë, si për nga aspekti i realizimit, poashtu edhe për përkujdesin dhe mirëmbajtjen e tyre.

Ky projekt është realizuar falë bashkëpunimit të Komunës së Preshevës me Bashkësinë Lokale të fshatit Leran dhe Shoqatës së bashkatdhetarëve të fshatit Leran që veprojnë në Diasporë.

Back to top button