Hajnat në Ekuador vrasin babë e bir derisa ua plaçkisin 20 mijë dollarë

Dy persona, babë e bir, kanë mbetur të vdekur në Ekuador pasi një grabitës i ka qëlluar ata derisa ua ka plaçkitur 20 mijë dollarë.
Jose Changuloza (63) dhe i biri I tij Fernando (33) janë sulmuar nga një person, i cili e kishte ditur se ata sapo kishin shitur furgonin e tyre dhe në çantën kishin 20 mijë dollarë. Sulmi ka ndodhur në Amagavi, fshat afër kryeqytetit Quito të Ekuadorit.
Jose dhe Fernando kanë mbetur të vdekur nga plagët e marra prej plumbave. Këto skena rrënqethëse janë regjistruar nga kamerat vëzhguese në autobus.
Plaçkitësit kanë ikur me çantën përplot para, duke lënë pas vetes të vrarë babë e bir. Jose ishte qëlluar tri herë kurse djali I tij 10 herë, kurse me katër plumba ishte qëlluar në kokë.
Policia ka arrestuar gjashtë persona, prej të cilëve tre kishin ndihmuar sulmuesit që të ikin nga vendi i ngjarjes.