Rreziku më i madh për ju është kondicioneri

Për shkak të temperaturave të larta që pasojnë gjatë korrikut dhe gushtit, pothuajse nuk ekziston asnjë shtëpi e cila nuk përdor kondicioner.
Megjithatë, shumë hulumtime tregojnë se edhe pse kondicionerët freskojnë shtëpitë tuaja, ato aspak nuk janë miq tuaj. Përpos faktit se kanë shumë efekte negative për shëndetin tuaj, bëhen edhe më të rrezikshme në rast se nuk pastrohen rregullisht.
Në kondicioner ( klimatizuesi ) jetojnë shumë bakterie dhe mikroorganizma, ndërsa në mesin e më të rrezikshmeve është legionela e cila mund të jetë fatale për jetën tuaj. Ajo zhvillohet dhe shumohet tek kondicionerët të cilat nuk mirëmbahen ashtu si duhet, ndërsa simptomat të cilat i shkakton kjo bakterje janë, dobësimi, dhimbje në muskuj, rritje e temperaturës trupore, kollitje, dhe në rast se nuk zbulohet në kohë, mund të shkaktojë edhe vdekje