Gjendja e jashtëzakonshme në Preshevë do të zgjasë 15 ditë

Per shkak te gjendjes alarmate me virusin korona, ne Komunen e Presheves eshte shpallur gjendje e jashtezakonshme e cila do te zgjase 15 dite.
Ne muajin tetor ne Presheve kishte 45 raste te infektuar me koronavirus, dhe vetem deri ne gjysmen e nentorit jane regjistruar 74 raste.
Shtabi per situata emergjente propozi qe gjendja e jashtezakonshme ne Komunen e Presheves te zgjase 15 dite.
1. Shtabi Komunal për S.J. në Preshevë, në bazë të raportit të Shtëpisë së shëndetit në Preshevë , vlerësimit të rrezikut dhe zhvillimit të mëtutjeshëm të situatës epidemiologjike – Covid 19 për tërë territorin e komunës së Preshevës, i propozon zëvendës kryetarit të komunës së Preshevës shpalljen e situatës së jashtëzakonshme epidemiologjike – Covid 19 në tërë teritorin e komunës së Preshevës në zgjatje prej 15 ditësh.