Ngritja e jashtëzakonshme e Herolind Shalës (Video)
Herolind Shala llogaritët si e ardhmja e Kombëtares së Shqipërisë, dhe duket se talenti shqiptarë tani është në kulmin e formës së tij.
Pas problemeve që kishte te gjiganti çek Sparta e Pragës, Shala u huazua te Slovan Liberec, një tjetër skuadër e madhe në Çeki.
Huazimi i tij duket se ka qenë i duhur, pasi 23-vjeçari ka rilindur aty, duke u bërë lojtari kryesor i bardhekaltërve si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Evropës.
Në gjashtë ndeshje në kampionat, Herolindi ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar katër asistime, ndërsa efektiv ka qenë edhe në Ligën e Evropës.
Një gol i shënuar në Evropë si dhe tre asistime tjera e bëjnë djaloshin nga Drenasi lojtarin kyç te skuadra e tij pasi ka qenë fantastik edhe në Kupën e Çekisë duke shënuar nga penalltia dhe duke fituar një penallti tjetër.
Pasi shënoi ndaj Pribram, ai shkëlqeu në mesjavë në Kupën çeke ndërsa së fundmi arriti t’i tregojë vlerat e tij edhe ndaj kampionëve aktual të Synot Ligës, Viktoria Plzen.
Duke marrë parasysh që forma e Shkëlzen Gashit dhe Odise Roshit është në rënie e sipër, pasi dy lojtarët nuk po luajnë thuajse fare tek klubet e tyre, forma e lartë e Shalës është një sinjal për De Biasin, i cili mund ta futë atë në njërën nga dy ndeshjet e fundit ndaj Serbisë dhe Armenisë.
Para se të zgjidhte të luante me Shqipërinë, 23-vjeçari u kërkua me ngulm nga Norvegjia, por ai e refuzoi atë, duke thënë: “Për mua ka qenë gjithmonë një ëndërr për të luajtur për Shqipërinë. Tani që më ka ardhur ftesa nuk e refuzoj për asnjë çmim, e dua Shqipërinë sepse jam shqiptarë dhe dua t’i ndihmoj për të shkuar në evropian”, kishte deklaruar Shala.
Së bashku me Kaçen, Herolindi llogaritet si e ardhmja e mesfushës shqiptare, ndërsa shkëlqimi i tij në kampionatin çek mund t’i hapë atij dyer të reja për tu transferuar në një kampionat më të fortë evropian.