Sport

Allegri i ka edhe dy raste para shkarkimit

Media torineze raporton se pas seancës stërvitore, e cila është zhvilluar në syrin e të gjithë stafit drejtues, në ambientet e brendshme të “Vinovo”-s ka pasur edhe një takim të dytë, kokë më kokë, vetëm mes Andrea Angellit dhe Massimiliano Alegrit.
Presidenti, në mënyrë private ka dashur të dijë diçka më shumë, mbi arsyet e kësaj periudhe që po kalon skuadra, duke qenë se shumë prej kërkesave të trajnerit i janë plotësuar, transmeton Telegrafi.

“Bosi” i skuadrës i ka kërkuar një ndryshim të menjëhershëm të rrjedhës së rezultateve, duke nisur nga ndeshja e të mërkurës në Ligën e Kampionëve me Sevillan, por në të njëjtën kohë rikthimin te fitorja në kampionat, kundër Bolognas, përpara pauzës së kombëtareve.

Nëse nuk është një ultimatum pak ndryshon, sepse mesazhi është i qartë. Java e ardhshme dhe dy ndeshjet që Juventusi do të luajë duhet t’i fitojë, ose diçka mes klubit dhe Alegrit mund të ndodhë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button