Sport

Roma me vetëm 16 lojtarë kundër BATE Borisov

Në Bjellorusi në emergjencë të plotë. Roma ështtë nisur pasditen e sotme për në Minsk me vetëm 16 lojtarë dhe sot, me fillim në ora 20:45 do të përballet me BATE Borisov në javën e dytë të Champions League me shumë mungesa.
Mes lojtarëve që nuk janë përfshirë në listë (sulmuesi Ponce dhe mbrojtësit Gyomber dhe Emerson Palmieri) dhe të dëmtuarit (Totti, Dzeko, Keita, Rudiger dhe Iago Falque) Garcia do të ketë vetëm 5 rezerva dhe mund të marrë në stol një lojtar të ekipit të moshave, transmeton Telegrafi.

Pas dëmtimit me Barcelonën është kthyer në dispozicion portieri, Szczesny, megjithatë De Sanctis pritet të luajë nga minuta e parë.

Në mbrojtje Florenzi, Manolas, De Rossi dhe Digne, në mesfushë Vianqueur, Pjanic dhe Nainggolan.

Në sulm zgjedhjet janë të detyruara me Salah, Gervinho dhe Iturbe si qendërsulmues.

Ndërkohë, siç lexohet në faqen zyrtare të klubit verdhekuq “Roma do të zbresë në fushë me fanellën e tretë për herën e parë nesër kundër BATE Vorisov”.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button