Ndeshja me Serbinë, një polic në çdo ballkon të pallateve rreth stadiumit
Do të ketë një polic për çdo ballkon të pallateve që janë rreth stadiumit “Elbasan Arena” për ndeshjen e 8 tetorit ndaj Serbisë.
Në një deklaratë për mediat, policia renditi disa nga masat e ndërmarra për një mbarëvajtje të kësaj ndeshje.
Masa të rrepta në drejtim të qarkullimit rrugor, të kontrollit të tifozëve në hyrje për në stadium, por edhe të atyre që s’do mund të hyjnë dot, transmeton gazetatema.
Masa në lartësitë e pallateve nga forcat “Renea”.
Masa për ballkonet e pallateve përreth stadiumit. Asnjë kryefamiljar nuk mund të fusë në banesë përveç familjes se tij.
Askush të mos bëjë asnjë tentativë, pasi çdo banesë përreth stadiumit do kontrollohet imtësisht dhe çdo ballkon do ketë punonjës policie.
Masa sigurie për skuadrën mike dhe miqtë që do vijnë nga Serbia. Masa edhe nga ajëri për ndonjë të papritur.
Këto masa jo për të frenuar apo penguar tifozët. Aspak. Masat për mbarëvajtjen e ndeshjes duke i ardhur në ndihmë skuadrës kombëtare dhe vendit tonë.
Nga një llogaritje nëse merret se një pallat 10-katësh ka për çdo kat nga 2 ballkone në drejtim të stadiumit, do të jenë në total 80 policë nëpër ballkonet e katër pallateve.