Sport
Shaqiri jashtë fushave të blerta dhjetë ditë
Xherdan Shaqiri të shtunën lëndoi muskulin e këmbës kundër Borunemouthit në fitoren 2:1.
Për këtë arsye ai u detyrua të zëvendësohet, mirëpo, sipas ekzaminimeve mjekësore, lëndimi i tij nuk duket të jetë serioz.
Sipas informatave që posedon tabloidi zviceran, ‘Blick.ch’, mesfushori sulmues i Stoke Cityt do të mundojë vetëm 7-10 ditë, shkruan gazetaolle.
Kjo nënkupton se Shaqiri do të mungojë në takimin e së shtunës kundër Aston Villas, por do të jetë i gatshëm për dy sfidat që Zvicra i zhvillon me San Marinon dhe Estoninë.