Sport

Pas Messit, edhe Iniesta një muaj do të mungoj

Një tjetër lajm i keq vjen nga infermieria e Barcelonës, teksa është mësuar se Andres Iniesta do të qëndrojë për një muaj larg fushave të lojës.
Spanjolli u lëndua në minutën e 60-të të ndeshjes së fituar 2-1 ndaj Beyern Leverkusenit, e vlefshme për Grupin E të Champions League.

Mesfushori i Barçës dëmtoi bicepsin femoral të këmbës së djathtë. Ai i shtohet të padisponueshmëve Adriano, Thomas Vermaelen, Lionnel Messi, Rafinha dhe Claudio Bravo.

Barcelona kryeson Grupin E me katër pikë pas dy ndeshjeve të para, një më shumë se Bayer dhe BATE Borisov, që fitoi në ndeshjen tjetër të luajtur të martën në mbrëmje, 3-2 ndaj Romës.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button