Sport

Amerikanët: Fondacioni i Messit shpërlan parat e drogës!

Agjencia Amerikane e anti-drogës, DEA, po heton rreth ndeshjeve të bamirësisë të organizuara nga “Fondacioni Messi” në vendet e Amerikës Latine.
Pas çështjes së evazionit fiskal, ky duket një tjetër telash për yllin e Barcelonës. Në hetimin e ndërmarrë
prej muajsh nga drejtësia amerikane dyshohet se pas ndeshjeve të organizuara nga Fondacioni “Messi dhe shokët” gjatë vitit 2013 mund të fshihet karteli meksikan i drogës.

Sinjalizimi është dhënë nga një dëshmitar i mbrojtur që ndodhet në burg në Shtetet e Bashkuara. Personi i cili po bashkëpunon me DEA-n, i ka njoftuar autoritetet se ndeshjet janë përdorur nga trafikantët e drogës në Meksikë për të pastruar paratë.

Sipas të dhënave të mbledhura nga hetuesit, dyshohet se pas ndeshjeve të bamirësisë fshihen narko-trafikantët e Los Valencia, kartelit më të madh që trafikon marijuanën në thuajse të gjithë Amerikën Qendrore, transmeton Supersport.

Hetimit të nisur në Amerikë i janë bashkuar edhe autoritetet spanjolle. Në ndeshjet e luajtura ndërmjet vitit 2012 dhe 2013-ës kanë marrë pjesë disa kampionë të mëdhenj të futbollit dhe miq të Lionel Messit, mes të cilëve edhe braziliani Neymar.

Me fjalë të tjera, një periudhë vërtetë e zezë për katër herë fituesin e ‘Topit të Artë’, me probleme që i shtohen dëmtimit të fundjavës së kaluar, i cili do të mbajë jashtë fushave të lojës për afro dy muaj.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button