Lajme
Aksion masiv i EULEX-it dhe Policisë – po bastisen prona nëpër tërë Kosovën
EULEX-i dhe Policia e Kosovës, sot në ora 5:00 të mëngjesit kanë filluar një aksion masiv nëpër tërë territorin e Kosovës, ku po kryejnë bastisje në 28 prona private.
Lajmi.net, nga burime brenda institucioneve të rendit, ka mësuar se ky aksion po zhvillohet nëpër prona private, të gjyqtarëve, avokatëve, noterëve, por edhe qytetarëve që nuk mbajnë poste publike.
E gjitha kjo, se dyshohet që këta persona kanë kryer veprime kundërligjore, duke tjetërsuar prona të ndryshme, kryesisht publike.
Aksioni sipas burimeve, është i shtrirë në tërë territorin e Kosovës, por me fokus kryesor në rajonin e Prishtinës.
Ky aksion pritet të rezultojë edhe me arrestime të shumta.