Lajme

Dhjetë kuriozitete për bashkimin e dy Gjermanive

Prej 25 vjetësh dy Gjermanitë, ajo Lindore dhe Perëndimore, u bashkuan për të krijuar Gjermaninë e sotme.
Ju sjellim 10 kuriozitete nga bashkimi i tyre, që me siguri do t’ju lënë pa fjalë:
1. Leticla Koffke ishte misi i vetëm në Gjermaninë Lindore dhe u shpall e tillë ditën kur ra Muri i Berlinit. Në DDR një kohë të gjatë ishte i ndaluar zhvillimi i konkurseve të bukurisë.

2. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë kohës së rënies së Murit të Berlinit ka qenë duke kryer Sauna.

3. Vetëm 16% e gjermanëve lindorë kishin telefona në shtëpi gjatë vitit 1989. Për celularë as që bëhej fjalë.

4. Te komunistët gjermanë kishte vetëm një lloj birre, që quhej AUBI, “Autofahr-Bier” (Bira e Vozitjes). #bestnameever

5. Në Gjermaninë Lindore për herë ta parë jeansat (farmerkat) janë veshur në vitin 1968. Ç’të kenë veshur para këtij viti?

6. Gjermania Perëndimore kishte rrogat mesatarisht dy herë më të mëdha se Lindorja.

7. Në Gjermaninë Lindore kishte rreth 6000 vetëvrasje në vit, ndër më të mëdhatë në Botë.

8. Coca-Cola është futur në Gjermaninë Lindore vetëm pas rënies së Murit të Berlinit.

9. Në Gjermaninë Lindore nuk kishte banane.

10. Bokseri i famshëm nga Gjermania Lindore, Axel Schulz, ka kujtime të këqija nga Muri i Berlinit, pasi më 9 nëntor, ai po kremtonte ditëlindjen, ku të gjithë të ftuarit iu larguan për të parë zhvillimet e reja të politikës. Po binte muri famëkeq.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button