Xhaka: Mos ma prekni flamurin
Taulant Xhaka ka rrëfyer tmerrin e përjetuar të një viti më parë në Beograd.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, në prag të ndeshjes Shqipëri – Serbi, është rikthyer një vit pas duke menduar për atë që ndodhi në stadiumin e Partizanit në Beograd.
Xhaka ka thënë se ndihet krenarë që nuk lejoi përdhosjen e flamurit të Shqipërisë së madhe.
“Nuk tallet askush me flamurin tonë. Askush nuk mund ta prekë atë. Nuk e mbaj mend mirë se kush më goditi, por e di që më goditën në fushë dhe në dhomat e zhveshjes. Unë thjesht mbrojta flamurin tim. Nuk jam penduar aspak për veprimet që kam bërë. Një gjë të tillë do ta bëja edhe sot, pasi është flamuri im. Kam qenë në gjendje të godas çdo njëri që prek flamurin tim”, ka thënë Xhaka në prag të ndeshjes me Serbinë.