Sport

Një kosovar në Kombëtaren serbe kundër Shqipërisë!

Kombëtarja e Serbisë ka publikuar listën e të ftuarve për ndeshjet e radhës kualifikuese për Evropianin 2016, kurse në të nuk janë të përfshirë disa nga yjet e skuadrës.
Në mesin e të ftuarve është edhe kosovari me pasaportë serbe, Miralem Sylejmani. Ky i fundit i lindur në Beograd, prindërit i ka nga Gora e Prizrenit, ndërsa aktualisht luan për skuadrën zvicerane të Young Boys.
Serbia më 8 tetor do të përballet me Shqipërinë në “Elbasan Arena”, kurse më pas do përballet me Portugalinë.

Për këto dy ndeshje do të mungojnë anësori i Liverpoolit, Lazar Markoviq, i cili është i huazuar në Fenerbahqe. Atij i bashkohen edhe Matthias Nastasic, Nemanja Maksimovic, Filip Kostic, kurse i dyshimtë është edhe ylli i Chelseat, Nemanja Matiq, për shkak të një lëndimi të pësuar.

Kjo është lista e plotë e Serbisë:

Portierë: Vladimir Stojkovic, Predrag Rajkovic, Marko Dmitrovic.

Mbrojtës: Branislav Ivanovic, Nenad Tomovic, Marko Petkovic, Stefan Mitrovic, Uros Spajic, Dusko Tosic, Aleksandar Kolarov, Ivan Obradovic.

Mesfushorë: Nemanja Matic, Ljubomir Fejsa, Luka Milivojevic, Nemanja Gudelj, Adem Ljajic, Sergej Milinkovic-Savic, Darko Brasanac, Zoran Tosic, Andrija Zivkovic, Dušan Tadic.

Sulmues: Miralem Sulejmani, Aleksandar Mitrovic, Petar Skuletic.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button