Sport
Kjo është gjendja e fushës para ndeshjes me Serbin (Foto)
Ndeshja e dytë historike në mes të Shqipërisë dhe Serbisë e vlefshme për kualifikimet në kampionatin evropian 2016, do të luhet në Elbasan Arena.
Gjendja e fushës duke e mirë para sfidës së madhe, pasi në të është duke u punuar intensivisht.
Vlen të theksohet se terreni ishte i mirë në të gjitha ndeshjet kualifikuese dhe nuk është marrë asnjë kritikë nga kundërshtarët.
Trajneri i kombëtares, Gianni De Biasi, preferon të luajë futboll të shpejt dhe me topa të ulët dhe duke parë gjendjen kjo është një plus për djelmoshat tanë.
Në rast të fitores së Shqipërisë dhe një barazimi të Danimarkës, atëherë Euro 2016 është një realitet.