Lajme

Nëpër Preshevë deri tani kanë kaluar më shumë se 200.000 refugjatë

Presheva.AL – Përmes Serbisë, kanë kaluar më shumë se 200.000 refugjatë, numri më i madh i refugjatëve është në Preshevë dhe Miratoc, ku çdo ditë vijnë në numër të madh, tha drejtori i Qendrës për mbrojtje dhe asistencë ndaj azilkërkuesve Radosh Gjuroviç, raporton Presheva.AL

Gjuroviç tha se procedura e regjistrimit është e shpejtë, por për shkak kushteve atmosferike refugjatët lodhen sepse në mesin e tyre ka gra, fëmijë dhe foshnje, dhe ata kanë nevojë më shumë për pelerina për shi, këpucë, çorape, mbathje etj.

Siç mëson Presheva.AL refugjatët mund të strehohen në qendrë e pranimit në Preshevë dhe se po pritet të hapet edhe një tjetër në Bujanoc, Gjuroviç shpreson se do kjo do të jetë një hapsirë ku njerëzit do të strehohen nga moti i keq, sepse gjithnjë e më shumë njerëz të cilët vijnë janë të sëmurë dhe të ftohur. Presheva.AL

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button