Lajme
Të hënën fillon festivali i dymbëdhjetë i komedisë shqiptare në Preshevë (Video)
Në Preshevë organizohet edicioni XII i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare -Presheva 2015”.
Para publikut do të shfaqen teatrot nga Kumanova, Gjilani, Peja, Prishtina, Presheva dhe teatri Kombëtar i Kosovës, të cilën e organizon Shtëpia e Kulturës”Abdulla Krashnica” në Preshevë.
Festivali është i hapur nga 2 deri më 7 Nëntor ndërsa prezantimet do të bëhen nga ora 19:30 e mbrëmjes, publiku biletat mundë t’i sigurojë tek organizatori çdo ditë pune.
Vlen të theksohet se shfaqja “Rëndësia e të qenit i Ndershëm” nga teatri “Migjeni” i Shkodrës u zgjodh shfaqja më e mirë e festivalit për vitin 2014.
Gjithashtu juria profesionale ka ndarë edhe shtatë çmime tjera për pjesëmarrësit në këtë festival.