Organizohet turnir futbolli në nder të Heset Hyseni në Leran, vendi i parë fiton 1000 euro

Në fshatin Leran të Komunës së Preshevës po bëhen përgatitjet e fundit për organizimin e turnirit me eliminime në futboll, i cili këtë vit mbahet në nder të Heset Hyseni*
Turniri do të nisë zyrtarisht më 29 korrik 2026 dhe do të mbledhë ekipet më të mira të rajonit për të garuar për titullin kampion dhe shpërblime të rëndësishme financiare.
Detajet kryesore të turnirit:
Vendi: Fshati Leran (Preshevë)
Data e nisjes: 29.07.2026
Pagesa për ekip: 50 Euro
Afati i fundit për paraqitjen e ekipeve: 26.07.2026
Hidhja e shortit: 27.07.2026
Shpërblimet për fituesit:
Organizatorët kanë paraparë shpërblime me para në dorë për dy vendet e para:
Vendi i parë: 1,000 Euro
Vendi i dytë: 200 Euro
Kontakt & Regjistrimi:
Të gjitha ekipet e interesuara për pjesëmarrje mund të paraqiten deri më 26 korrik duke kontaktuar organizatorët në WhatsApp në numrat e telefonit: +49 176 31591443 ; +49 176 8479819

