Sport

Kf Gjilani shkarkon trajnerin nga Tërnoci, edhe pse i arriti objektivat

Kryesia e Gjilanit e mori një vendim të habitshëm, duke e shkarkuar trajnerin Sadat Pajaziti. Në fakt, palët ishin marrë vesh në fillim të sezonit që gjilanasit ta nisin një projekt afatgjatë dhe të gjenden në 4-5 pozitat e para.

Edhe pse Gjilani është i pesti, drejtuesit e klubit e shkarkuan trajnerin nga Tërnoci.

Kjo është komunikata e lëshuar nga ish-trajneri i Gjilanit.

“Siq jeni njoftuar pas nje takimi qe kisha sot me disa antar te kryesis u vendos qe te nderprejm bashkpunimin tone, dhe me njoftuan qe kan vendosur ‘shkarkimin’ tim nga posti i trenerit te klubit Gjilanit , me arsyetimin e rezultave te dobëta ne 3 ndeshjet e fundit ,dhe mos dicipinimin e lojtave si rrjedhoj e disa kartonve te kuq. Si te till une e pranova shkarkimin duke ju uruar suksese ne vazhdimsi te kampionatit .

-Gjithsesi dua te skjaroj me pak fjal per opinionin futbolldashës , qe para se te vija une ne Gjilan marveshja ishte e till qe te fillonim nje projekt afatgjat per nderitimin e nje ekipi me baze te fort dhe te gjindeshim ne 4/5 ekipet e para .Dhe si rrjedhoj kur filluam kampionatin kishim disa ndeshje te mira dhe fitore te nje pas njeshme duke rritur dhe apetitet tona ,ku dhe u krijua bindja qe ishim gati per kampion , pavarishte qe akush nuk na ka menduar pretendet ne fillimet tona duke konsideruar si fitore te rastsishme ato qe po benim , por kam qen une qe gjdoher kam besuar fuqishem tek lojtaret e mi qe ne mund te konurojm me ekipet si Feronikeli , Trepca 89′ etj .

Gjithsesi pavarishte fillimit te mbar , filluan veshtersist tona gjat rruges me disa karton te kuq te cilet na prishen pune dhe pastaj nje form pasigurie na erdhi dhe pas disa deklaratave qe dolen ne opinion per ndryshim te staffit teknik kur kishin kaluar 7 gjiro , dhe gjindeshim ne 3 pozita e para . Dhe sot pas 13 javesh ndodhi dhe largimi ime nga klubi.

Per fund dua qe te faliminderoj lojtaret e mi dhe dua tu them qe jam shume krenar me ta dhe per gjithe kohen qe kemi punuar s’bashku , ne suksese e deshtime , ne humbje e fitore ,kam besuar gjdoher tek ata , dhe ju deshiroj suksese atyre ne vazhdimsi.

Klubi i futbollit Gjilani e ka gjetur menjëherë pasardhësin e Sadat Pajazitit. Klubi bardh e kuq ka njoftuar përmes grupit zyrtar në Facebook se ka arritur marrëveshje me trajnerin e njohur kosovar, Bylbyl Sokoli, shkruan Zëri.

Sokoli merr timonin e Gjilanit pas 13 xhirove të zhvilluara, kur Gjilani gjendet në vendin e 5 në tabelë.

Ndeshjen e parë nën drejtimin e Sokolit, Gjilani e zhvillon si vendas nesër me fillim nga ora 13:00 kundër Drenicës.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button