Dëshira dhe ëndrra për tu ngjitur në skenë ishte gjithmonë misioni i këtyre të rinjëve, ata për herë të parë para publikut u shfaqën kur ishin gjymnazist ndërsa këtë rrugëtim ata po e ndjekin edhe sot duke marrë pas vete edhe artist të rinjë nga shkollat e mesme.
Emri i tyre është “Thuprrat e Luginës” ndërsa para një publiku të gjërë janë shfaqur në shtëpinë e kulturës me premierën e komedisë “Dasma Shqiptare në Preshevë”, kjo mbrëmje nuk dallonte fare nga festivali ditët e komedisë shqiptare pasi salla ishte e mbushur dhe publiku nuk u ndal së qeshuri për asnjë moment, transmeton Presheva.AL
Një komedi që sjell për herë të parë traditat tona por nga një kënd tjetër duke u ndërlidhur me traditat e dikurshme dhe gjendjen e sodit mes çifteve dhe raportit me familjen.
Dy aktorët Behar Limani dhe Shefki Zymberi që luajnë rolet kryesore në një intervistë për RTP-në kanë thënë se përkrahja e publikut dhe përkrahja nga individë të shumtë u ka dhënë kurajo për të vazhduar rrugëtimin e tyre, transmeton Presheva.AL
Pas një kërkesë të madhe të publikut “Thuprrat e Luginës” të mërkurën më 13 janar 2016 nga ora 19:55 në shtëpinë e kulturës “Abdulla Krashnica” do të shfaqin komedinë “Dasma Shqiptare” Presheva.AL