Lajme

Për herë të parë në Preshevë do të hapet ekspozitë me antikitete

Për herë të parë në Preshevë është iniciuar grumbullimi i antikiteteve për të realizuar një ekspozitë të këtij lloji në qytetin tonë e kjo ide do të realizohet falë atelesë të arkitekturës Monun në Preshevë raporton Presheva.AL

Është një angazhim i jashtëzakonshëm për të grumbulluar sende të vjetra mirëpo kjo gjë po bëhet në teren nga një ekip prej 15 studentësh të këtij profili citon Kushtrim Nasufi, themelues i Atelesë Monun.
Sipas tij fillimisht ideja është për realizimin e një ekspozite e më vonë për të kaluar në fazën e rradhës në hapjen e një muzeumi të antikiteteve në Preshevë, gjë që ky qytet duhet të posedojë një kulturë të këtij lloji e që nuk e ka patur deri më tani.

Para se të hapet ekspozita do të realizohet edhe një takim me profesroët e historisë për të diskutuar bashkarisht rreth shqyrtimit të mundësisë për emërtimin e saktë për çdo vepër.

Ekspozita në fjalë është paraparë të hapet më datë 20 shkurt në shtëpinë e kulturës në Preshevë. Presheva.AL

Related Articles

Back to top button