Kontroll në një banesë në Bujanoc: Zbulohet sasi e madhe e cigareve elektronike ilegale

Në një apartament në Bujanoc janë gjetur 96 cigare elektronike pa pullë akcize, të cilat dyshohet se ishin destinuar për shitje të mëtejshme në këtë qytet.
Mallrat e akcizës të gjetura janë konfiskuar, ndërsa ndaj pronarit do të paraqitet kallëzim penal në procedurë të rregullt, për shkak të veprës penale “qarkullim i paligjshëm i produkteve me akcizë“.
