FC Iliria, klubi i parë shqiptarë i futbollit që fiton Kupën e Solothurn-it në Zvicër
Solothurn, me 5 Maj 2016
Klubi i Futbollit Iliria hynë në historinë e futbollit shqiptar në Zvicër, duke u bërë klubi i parë shqiptar që fiton Kupën e futbollit në Kanton Solothurn.
Në finalen e madhe të zhvilluar me 5 Maj në stadiumin e FC Solothurnit, FC Iliria edhe pse kishte epërsi prej 2:0, u desh që me anë të penalltive ta mposht ekipin e Fulenbach-it, me rezultat 7:4, pasi që loja përfundoi me rezultat të barabartë 2:2.
Të dy golat për FC Ilirinë i ka shënuar sulmuesi Mead Demiri.
Ndeshjen e ndoqën mbi 2500 tifozë dhe pa dyshim që pjesa më e madhe ishin tifoz shqiptarë të veshur Kuq e Zi, me flamurin kombëtar dhe mbështetjen e madhe nga tribunat e stadiumit.
Ndeshjen e përcolli edhe kryetari i Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër, Skender Thaçi, i cili në një prononcim për RadioVala e vlerësoi si sukses historik fitoren e FC Ilirisë.
K.Selimi /Presheva.AL