Lajme

THE CLUB, çdo gol i kombëtares pije falas për të gjithë

Para fillimit të kampionatit europian në futboll “Euro 2016” ka përkrahje të llojllojshme për ta përkrahur kombëtaren, e në Preshevë do të përkrahet më ndryshe se në vendet tjera.

Me moton “Me kombëtaren – Një gol, një pije” kafiteria “The Club” i mundëson sport dashësve në Preshevë që gjatë ndeshjes që do të luaj kombëtarja për çdo gol të shënuar të gjithë të pranishmit që do të jenë do të shërbehen me një pije gratis.

Siç mëson Presheva.AL idea erdhi pas ditë më parë në mediat serbe u publikua lajmi se një kafiteri në Beograd kishte ofruar konsumatorëve të vet zbrite për 5% për çdo gol që merr Shqipëria e Kroacia. Presheva.AL

Related Articles

Back to top button