Lajme

Nga e hëna, në drejtim të Kosovës nuk mund të kalohet me autorizim vetëm në gjuhën serbe (Dokument)

dokumenti-perdorimi-i-gjuheve
Ka një javë që policia e Kosovës, në pikën kufitare në Depcë, qytetarëve shqiptarë që drejtojnë automjetin me autorizim në gjuhën serbe po i ndalon hyrjen në Republikën e Kosovës.

Shumë prej udhëtarëve janë shprehur të revoltuar nga ky vendim, pasi në serbi ende nuk respektohet dy gjuhësia.

” Jam habitur kur polici kufitarë më tha autorizim duhesh ta kesh në gjuhën shqipe, pak u habita edhe për të mirë, por në një moment më shkoi mendja,  si ta marrë këtë autorizim shqip, kur në Luginë gjuha shqipe nuk përdoret në institucionet shtetërore, e aq më pak në gjykatë” , i ka thënë A,B ,portalit zerilugines.

A,R po udhëtonte për në Gjilan, kur polici Kosovar e kishte sugjeruar se nga dita e hënë me atë atorizim gjykate në gjuhën serbe më nuk mund të hyjë në Kosovë.

Ndonëse shqiptarët në Luginë , iu janë gëzuar këtij vendimi të policisë së Kosovës, por në anën tjetër janë të zhgënjyer duke ditur se kjo për serbët nuk do të vlejë.

Nga ky vendim absurd shqiptarët  do të derdhin në arkën e serbisë një shumë parash,  pasi nga e hëna ata duhet të nxjerrin atorizim  të ri, duke paguar edhe një herë taksën prej 600-800 dinarë.

dokumeti-ponumoc

Por sipas vendimit të qeverisë së Kosovës kjo është antikushtetues, pasi në RKS edhe gjuha serbe është zyrtare.

dokumenti-ligji-i-kosoves

Në kushtetutën e Kosovës në nenin 5 të ligjit mbi përdorimin e gjuhës, thuhet qartë se gjuhë zyrtare janë gjuha shqipe dhe serbe. Andaj cilin ligj po shkelin qytetarët e Luginës.

Kjo është edhe një tendencë e qeverisë së Kosovës për të injoruar qytetarët shqiptarë në Luginë, ashtu siq bëri me vite me taksën prej 50 e më pas dhe 20 euro, duke ia vjelur kështu Luginës miliona euro.

E vërteta tjetër është se për serbët që hyjnë në Kosovë çfarë do të kërkohet, apo pavarëisht kësaj për ta koha ka dëshmuar se asnjë ligj i Kosovës nuk ka vlejtë. Taksat , targat, mallrat e shumë raste të tjera janë respektuar vetëm nga Luginasit por jo dhe nga serbët. /ZeriLugines/

Related Articles

Back to top button