Lajme

Përgatitja për ngasje gjatë dimrit për të mos u aksidentuar

Dimri po vjen dhe është e rëndësishme që shoferët të jenë të përgatitur. Kjo nuk nënkupton vetëm përgatitjen e automobilit, por edhe sjelljet e vetë shoferit dhe stilin e ngasjes.
Ngasja e kujdesshme është vitale për qëndrueshmërinë e sigurt në rrugë, sidomos kur moti është me reshje shiu e bore, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Auto-Express” ka bashkuar forcat me ekspertët e Akademisë së ngasjes nga “Mercedes-Benz” për të dhënë këshillat kryesore se si shoferi duhet të përgatisë veten për ngasje të sigurt gjatë stinës së dimrit, për atë se çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet bërë.

Të planifikohet mirë udhëtimi

Dafydd Williams, specialisti i ngasjes nga “Mercedes-Benz”, jep këshillat e tij për ngasje gjatë dimrit. Së pari ai kërkon që shoferët para se të dalin në rrugë të pyesin veten se a kanë në të vërtetë nevojë për të dalë në rrugë? A ka alternativa të tjera që mund të reduktojnë përdorimin e automobilit për të shmangur rreziqe të tjera?…

Related Articles

Back to top button