Lajme

Skandali i Apollonisë: denoncimi i një preshevari mbi trafikun e ikonave dhe relikeve

Një operacion i koduar “Apollonia” ka çuar në zbulimin e një rrjeti kontrabande të relikeve të gjetura në Parkun Arkeologjik Kombëtar të Apollonisë në Fier.

Sipas njoftimit të policisë, është ndaluar shetasi Arjan Dimo, 43 vjeç, banues në fshatin Pojan të Fierit; si dhe  janë proceduar penalisht shtetasit M.H., 47 vjeç, banues në lagjen “21 Dhjetori”, Tiranë drejtor i Parkut,  dhe Q.T., 66 vjeç, banues në fshatin Radostinë të Fierit punonjës në Parkun Arkeologjik të Apollonisë. Nuk dihet se përse dy emra janë zgjedhur të serviren me inciale, ku siç dihet drejtor është Marin Haxhimihali, që prej vitesh e mban këtë post.

Siç thuhet në njoftimin e policisë, këta shtetas, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, nuk kanë marrë masa për parandalimin, ruajtjen dhe sigurimin e veprave të artit e kulturës në Parkun Arkeologjik të Apollonisë, duke lejuar që disa shtetas, nëpërmjet gërmimit të kundraligjshëm në Parkun Arkeologjik, të vidhnin një sasi të konsiderueshme të vlerave arkeologjike me rëndësi për identitetin e trashgëmisë kulturore”.

Ndërkohë, ajo çfarë po ndodhte me reliket e gjetura në Apolloni, është denoncuar javë më parë dhe nga një shtetas preshevar me lidhje biznesi me zonën. Ja mesazhi përcolli në faqen e Facebook-ut të tesheshi.com mbi atë çka kishte mësuar rastësisht, duke iu nisur thjesht nga ndërgjegja atdhetare për ta deoncuar:

Deshta me diskutu me juve nje shqetesim . Gjatë bisedave me njerez ne Fier, aty u bisedonte per mundesi qe te shiten artifaktet qe jan te gjetura ne APOLONIN E FIERIT. Dhe ne vende tjera historike.

Dmth kontrabandim i ikonave . Statujave mijravjecare
Ku kerkonin treg nga jasht vendit
Me shqetesoj tej mase kjo ceshje
Ta shesim historin per lek
Qytetar fierak kishin rrjetin e tyre dhe secili kishte perqindjen e tij kur e shet nje MALL.
(Statuj etj )
Kerkonin dike qe i lidh me tregun europian
Ku atje shiteshin me cmime shume te larta
Koleksionist të interesuar
Me dhjetra mijra euro per 1 statuj ose gje me vlere
Si thikë
Shpatë
Statuje : mermeri , bronci . argjenti etj
Gjerat me vlere than njerezit i kan gjetur neper vende historike
Dhe i kan futur neper shpija
Vendet qe nuk i ruan shteti . Kta aty i marrin dhe kontrabandojne me to

Kështu pra informonte redaksinë tesheshi.com shqiptari nga Presheva. Ajo që befason në gjithë këtë histori, është roli që mund të ketë patur drejtori Marin Haxhimihali, i njohur si njeri specialist dhe njeri i përkushtuar ndaj Parkut të Apolonisë, i cili tashmë është nën hetim për gjithë çka ndodhur.

Related Articles

Back to top button