Lajme

Shqiptarët e Luginës i kërkojnë Tiranës zyrtare t’i bëjë presion Beogradit për të drejtat e tyre

Përfaqësues të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, konsiderojnë se problemi i shqiptarëve në Luginë është politik, ndërkohë që zgjidhjen e tyre e shohin përmes vazhdimit të dialogut me qeveritarët e Serbisë.

Sami Salihu, kryetar i Kuvendit në Preshevë, ka thënë se Serbia nuk po tregon vëmendjen e duhur ndaj shqiptarëve në Luginë, por ne do të insistojmë që të drejtat tona të realizohen, njofton televizioni publik.

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Luginës, Skender Destani, ka akuzuar qeveritarët serbë për neglizhencë të kërkesave të shqiptarëve.

I pari i Këshillit të të Drejtave të Njeriut në Luginë, Belgzim Kamberi, ka kërkuar një presion më të madh të Tiranës zyrtare karshi Beogradit, në mënyrë që të përmirësohet gjendja e shqiptarëve në Luginë.

Qeveria e Serbisë ka pranuar platformën e shqiptarëve të Luginës e cila përmban shtatë kërkesa themelore për realizimin e të drejtave të tyre.

Përfaqësuesit politikë dhe ata të shoqërisë civile që veprojnë në këtë rajon dyshojnë se pranimi i kësaj platforme është bërë sa për arsyetim para faktorit ndërkombëtar.

Related Articles

Back to top button