Lajme

Rrahen dy grupe të emigrantëve, përdoret edhe thika gjatë përleshjes, lëndohen dy persona (Video)

Të paktën dy persona janë plagosur sonte rreht orës 20:30 në stacionin kryesor të autobsëve përball Fakultetit Ekonomik në Beograd për derisa ndodhi një rrahje mes dy grupeve të emigrantëve.

Siç ka raportuar Kurir dy grupe të emigrantëve kanë larë hesapet mes vete ku është përdorur edhe thika. Të paktën një emigran është therr dhe është dërguar në Qendrën urgjente. Një dashmitar okular tha se ka dëgjuar të shtëna para Fakultetit Ekonomik, por policia njoftoi se ishte akuzë e rreme.

Arsyet e përleshjes janë të zakonshme, çdo ditë dëgjohen ulërima dhe diskutime mes tyre. E dinim se kjo do të ndodhte sepse nuk është hera e parë që ata janë rrahur mes vete, thonë puntorët e një lokali aty afër. Në vendin e ngjarjes kanë dalur Policia dhe po heton ngjarjen.

Related Articles

Back to top button