MagazinaSport

Barcelona tregon çmimin e Neymarit

Barcelona ka pranuar të shesë sulmuesin brazilian Neymar, por çmimi i lartë ka bërë që Manchester United të heqë dorë.
Sipas të përditshmes spanjolle ‘Marca’, kampionët e Evropës, Barcelona i ka treguar gjigantit anglez Manchester United se sa kushton braziliani Neymar.
190 milionë euro është shuma që Barcelona ka kërkuar, ndërsa pasi kanë marrë vesh çmimin United është larguar nga gara për të nënshkruar me brazilianin.
Me këto kërkesa të Barcelonës, tregohet qartë se Neymar është pjesë e
rëndësishme e klubit dhe nuk e dëshiron askush largimin e tij.
Tani klubi anglez, Manchester United, do të tentoj të bind Real Madridi që ta lënë të lirë uellsianin Gareth Bale për rreth 90 milionë euro. 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button