Lajme

TVP dhe Ardita Sinani po mashtrojnë qytetarët premtuan hapjen e kuzhinës popullore më 1 korrik!? (Video)

Shumë familje në Komunën e Preshevës po përballen me varfëri ku ata me vështirësi sigurojnë kafshatën e gojës.

Pushteti lokal nuk kujdeset fare për ta madje as nuk ua hap derën asnjëher vetë në fushata zgjedhore.

Premtimi i rradhës dështues i Kryetares ishte hapja e kuzhinës popullore për të gjithë ato familje të varfura.

Znj.Ardita Sinani Kryetarja e Komunës së Preshevës para 10 ditëve pati premtuar se hapja e kuzhinës do të bëhet më 1 korrik të këtij viti, mirëpo kjo gjë nuk ndodhi sikurse edhe shum premtimet tjera edhe ky është një mashtrim që po bëhet nga kryetarja Sinani. Ajo po luan me ndjenjat e të varfurve.

Në intervistën dhënë për Televizionin Presheva Kryetarja Sinani para kamerave ka deklaruar “Jemi duke u munduar që me 1 korrik të fillojmë hapjen e Kuzhinës Popullore por brenda asaj jave nëse nuk fillojmë sakt me 1 korrik besoj që javën e parë të korrikut do të fillojmë me hapjen e Kuzhinës Popullore”.

Edhe më mashtrues është kur Televizioni Presheva lajmin e pregatitur prej 3 minutash e ka titulluar “Më 1 korrik pritet të hapet kuzhina popullore për 400 persona – Ardita Sinani”.

Më poshtë mund ta shikoni kronikën e plotë për këtë Premtim – Mashtrim nga TVP-ja dhe Ardita Sinani.

Presheva.AL
Zëri i Popullit

Related Articles

Back to top button