MagazinaSport

Robben vlerëson lartë Depayn

Transferimi i ri i Manchester United, Memphis Depay mund të bëhet një nga lojtarët më të mirë në botë dhe mund t’i udhëheq ‘Djajtë e Kuq’ drejt titullit.
Kështu së paku thotë sulmuesi dhe bashkëlojtari te kombëtarja holandeze Arjen Robben, i cili e vlerëson shumë lartë talentin e Depayt.
”Ai mund të bëhet një nga lojtarët më të mirë tek Manchester United. Depay është tashmë në një nivel të lartë, por, duke luajtur në një prej klubeve më të mëdha në botë. Do të jetë edhe më i mirë. Manchester United dëshiron t’i rikthehet sa më shpejt trofeve dhe Depay do jetë pjesë e kësaj”, deklaroi holandezi. 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button