MagazinaSport

Lallana optimist kundër ndeshjes me Arsenalin

Mesfushori i Liverpoolit, Adam Lallana është shprehur i kënaqur me paraqitjet e Të Kuqëve në këtë fillim të sezonit, ndërsa ai i ka ftuar bashkëlojtarët e tij që të bëjnë ‘show’ kundër Arsenalit të hënën. 
Skuadra e Brendan Rodgers në dy ndeshjet e para ka arritur dy fitore ndaj Stoke Cityt dhe Bournemouth, ndërsa anglezi Lallana dëshiron një paraqitje impresive kundër Arsenalit në Emirates Stadium. ‘
”Dy ndeshje, dy fitore dhe pa pranuar gol, kjo është një arritje e madhe që na jep besim të gjithëve. Njerëzit e panë mentalitetin tonë në dy ndeshjet e kaluara edhe pse fituam me rezultat minimal, kjo ishte e rëndësishme për ne”. ”E dimë që kemi nevojë për t’u përmirësuar dhe ne jemi duke punuar për këtë në stërvitje. Do të luajmë kundër Arsenalit me planin për të vazhduar me ecurinë e fitoreve. Shpresoj që do të fitojmë dhe të bëjmë ‘show’ atje”, tha Lallana për Liverpool Echo.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button