MagazinaSport

Prezantohet Mateo Kovacic

Pasi ka kaluar kontrollet mjekësore, mesfushori Mateo Kovacic është prezantuar me fanellën e Real Madridit.

Mesfushori kroat është blerë për rreth 35 milionë euro nga Interi, në një prej transferimeve më të bujshme të kësaj vere.

“Jam në klubin më të madh në botë dhe jam shumë i lumtur. Shpresoj ta meritoj këtë shans, që të vjen vetëm një herë në jetë”, ka deklaruar talenti kroat, i cili ka marrë fanellën me numrin 16, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq, presidenti madrilen, Florentino Perez, ka deklaruar.

“Kovacic është shumë i ri, por ka eksperiencë dhe talent, ndaj do të na ndihmojë shumë. Synojmë të jemi më të mirët dhe synojmë të blejmë më të mirët, ndaj Kovacic është te ne”.

“Mirëserdhe Kovacic, në shtëpinë tënde, te Real Madridi”, ishin fjalët e presidentit. 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button